Studentët me aksion simbolik para qeverisë, të shqetësuar për raportet Kosovë-ShBA

Studentët e universitetit të Prishtinës para qeverisë së Kosovës kanë mbajtur aksion simbolik lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bekim Ibishi  student është shprehur se me anë të këtij aksioni i bëjnë thirrje qeverisë së kosovës që të mos cenojë mardhëniet me ShBA-të.

Ai u shpreh se janë këtu si stundentë të shqetësuar me deklarimet egjatë ditës së mërkurë të zyrëtarëve amirikan për tërheqje të trupave dhe saksione ndaj shtetit të Kosovës.

Ibishi u shpreh se  nuk janë pjesë e ndonjë partie opozitare apopartie tjetër por kanë dalë për të protestuar si studentë në mënyrë që të mos cenohet e ardhmja e vendit dhe qytetarëve..

Studentët në rrethojat e objektit të qeverisë kanë  vendosur flamuj  të ShBA-ve./EO