STUDIM – Kremrat kundër diellit, armiq të detit

Kremrat kundër diellit janë armiq të detit, pasi kur bien në kontakt me ujin pas ekspozimeve ndaj rrezeve ultravjollcë të Diellit, lëshojnë metale dhe përbërës joorganikë që rrezikojnë të ndikojnë ekosistemin detar me pasoja ende të panjohura.

Këtë alarm e lëshuan studiuesit spanjollë të Universitetit të Kantabrias, që në laborator përdorën ujin e Mesdheut për të simuluar efektet e shkaktuara nga një turmë pushuesish në një ditë normale vere. Rezultatet e këtij studimi u publikuan në revistën “Environmental Science & Technolog”.

Lëndët që u shpërhapën më shumë ishin alumini, silici dhe fosfori. Tashmë do të nevojiten kërkime të tjera për të kuptuar çfarë efektesh kanë në ekosistemin detar, duke konsideruar se normalisht këto substanca janë të pranishme në sasi shumë më të vogla./atsh