Studimi i ri rreth gjarpërinjve: Shkencëtarët shokohen nga ajo çfarë gjejnë

Evolucioni i gjarprit ka intriguar shkencëtarët për vite me radhë, pasi ata e dinin se këto krijesa komplekse dikur kishin gjymtyrë dhe ishin përshtatur me kalimin e kohës për të jetuar pa to, transmeton Gazeta Metro.

Me kalimin e viteve, teoritë kanë sugjeruar që këto gjymtyrët ishin thjesht një fazë kalimtare përpara se gjarpërinjtë të përshtateshin shpejt me formën aktuale të gjymtyrëve.

Por, fosilet e zbuluara dhe të ruajtura mirë të gjarpërinjve, veçanërisht kafkat e gjarprit, sugjerojnë se ata kishin këmbë të pasme për një periudhë të gjatë.
Najash Rionegrina ishte një lloj gjarpri i hershëm. Studiuesit zbuluan tetë kafka, përfshirë një që ishte pothuajse e paprekur, si dhe fosile tjera në zonën Palaenontologjike La Butrera të Pagaonia veriore në Argjentinë.

Për 70 milion vite, këta gjarpërinj Najash jetuan me këmbët e pasme në mënyrë të suksseshme dhe të qëndrueshme. Kjo sugjeron që pjesët e poshtme ishin të dobishme për gjarpërinjtë dhe nuk ishin vetëm pjesë e një faze kalimtare përpara se të adaptoheshin për të jetuar pa to.

Në përgjithësi, ky hulumtim siguroi një vështrim më të thelluar në planin e trupit të gjarprit. Për shkak të mungesës së parakrahëve, studiuesit besojnë se ato u zhdukën shumë më herët para indeve.

”Ky studim është thelbësor për të kuptuar evolucionin e kafkave të gjarpërinjve modernë dhe antikë”, tha Caldwell, njëri nga studiuesit.