Stuhia e frikshme në Nju Jork, momenti kur qendra tregtare goditet nga rrufeja

Stuhi të shumta  të furishme kanë goditur Nju Jorkun ditët e fundit.

Ndërkohë në një video që është bërë virale në rrjet ku shihet se vendi është duke u përballur me kushte të vështira atmosferike është kapur dhe momenti kur  rrufeja godet qendrën tregtare One World.

Pamjet duken apokaliptike dhe mjaft të frikshme. Po ashtu  edhe Tennessee është goditur nga përmbytje të shumta.

Deri më tani atje janë regjistruar 22 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur.