Stuhia përmbys makinën në Tiranë

Një aksident pa pasoja të rënda është regjistruar mbrëmë në Tiranë në zonën e Kopshtit Botanik.

Një makinë tip “Benz” si pasojë e shpejtësisë së lëvizjes dhe lagështirës në rrugë ka humbur kontrollin duke u përmbysur.

Fatmirësisht shoferi ka shpëtuar me lëndime të lehta.

Tirana ashtu si pjesa tjetër e territorit është përshirë nga një mot i keq me stuhi, breshër dhe dëborë duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore.