”Qendër e spiunazhit” brenda stacionit të Policisë në Prishtinë, nisin hetimet

Policia e Kosovës ka nisur bastisjet në një pjesë të stacionit të Policisë së Kosovës në qendër të Prishtinës.

Në një pjesë të objektit të Policisë së Kosovës, dyshohet se ka funksionuar një “OJQ”, e cila thuhet se merrej me spiunazh.

Objekti është vënë re nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ai i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, që sot kanë zhvilluar një vizitë në stacionin policor, raporton “IndeksOnline”.

Sipas raportimit, ajo pjesë ishte e uzurpuar dhe kohë pas kohë përdorej edhe si ordinancë mjekësore ku janë kontrolluar shtetas serb, kryesisht të moshuar.

Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetimet.