Suedia nënshkruan aplikimin për NATO

Ministrja e jashtme e Suedisë Ann Linde ka nënshkruar mëngjesin e sotshëm kërkesën për tu anëtarësuar në NATO.

Lëvizja shënon një hap zyrtar nga Stokholmi drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA. Kjo i jep fund neutralitetit të saj prej dekadash.

Kërkesa erdhi në një kohë kur pushtimi rus në Ukrainë ka vënë në pikëpyetje sigurinë e shumë vendeve.

“Kërcënimi rus ndihet dhe situata është shumë serioze. Duket se kemi arritur në përfundimin më të mirë”, deklaroi ministrja.

Sipas Linde, kërkesa do të dorëzohet këtë javë sëbashku me Finlandën për tu përpunurar më pas nga NATO, citon CNN.