Suedia sot do të bëhet anëtare e NATO-s

Pas dy shekujsh mosangazhimi dhe dy vitesh diplomaci torturuese, Suedia sot bëhet anëtarja e 32-të e NATO-s, një hap i madh për një vend që dikur ishte i kujdesshëm për të mos zemëruar Rusinë, shkruan AFP.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson po viziton Uashingtonin ku Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, do të marrë me ceremoni  dokumentet e ratifikimit pas betejës së vështirë për të siguruar dritat e gjelbra të nevojshme nga të gjithë anëtarët e NATO-s.

Kristersson ka të ngjarë që më vonë gjatë ditës të marrë pjesë në fjalimin vjetor të presidentit Joe Biden, i cili po përpiqet të bindë partinë rivale Republikane që të miratojë ndihmën e re për Ukrainën.

Flamuri kaltër dhe i verdhë-artë i Suedisë pritet të ngrihet të hënën në selinë e Aleancës në Bruksel. /AFP