Suharekë: Një plak merr lëndime të rënda në kokë pasi u kafshua nga një qen

Një plak është sulmuar sot nga një qen indacak në qendër të Komunës së Suharekës, duke marrë kështu lëndime marrë lëndime të rënda në kokë.Shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Sadri Hulaj tha se gjendja e plakut është shumë e rëndë.

“ Viktima është shqyer në kokë”, tregon HulajHulaj ka hezituar t’i publikojë fotografitë e viktimës në media.

Sipas tij, plaku është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.“Për shkak lëndimeve të rënda jemi detyruar ta dërgojmë për trajtim mjekësor në QKUK”, tregon Hulaj.

Qentë e rrugës janë shndërruar në rrezik për qytetarët në rajonin e Prizrenit.

Përkundër ankesave të shumta , institucionet nuk kanë marrë masa për eliminimin e këtij rreziku.