Sulm i talebanëve në Afganistan, 16 ushtarë të vdekur

Kabul – Gjatë sulmit të talebanëve mbi një stacion ushtarak në provincën Konduz në veri të Afganistanit kanë humbur jetën 16 ushtarë, raporton Aandolu Agency (AA).

Safiullah Amiri, zëvendës kryeshef i policisë në Konduz, deklaroi se një grup militantësh kreu sulm në vendin Bag Sirket pas të cilit erdhi deri te përleshja me sulmuesit prej të cilëve disa po ashtu u vranë.

Ai theksoi se militantët pas përleshjes me ushtarët u tërhoqën nga ky rajon.

Talebanët ndryshe kontrollojnë rajone në shumë pjesë të vendit.