Sulm me raketa në bazën amerikane në Irak, 2 amerikanë dhe një britanik të vdekur

Baza amerikane në Taj në Irak ishte cak i sulmit me raketa ka njoftuar zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit, koloneli Myles Caggins. Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një ushtar britanik transmeton Gazeta Metro.

Ai shtoi se baza Taji në Irak ku qëndrojnë edhe trupa amerikane ka njoftuar koloneli Caggins se është goditur me 15 predha të vogla dhe  ka dëme dhe të vdekur. Dy prej tyre janë ushtarë amerikanë të Marinës Amerikane. Tjetra viktimë është raportuar të jetë pjesëtar i forcave të armatosura britanike.

Raportohet edhe për 12 të tjerë të plagosur nacionaliteti i të cilëve nuk është bërë i njohur por është bërë e njohur se janë anëtarë të koalicionit.

Derisa SHBA’ja nuk e ka konfirmuar se kënd e mban përgjegjës për sulmin grupe paramilitare vartëse të Iranit kanë qenë përgjegjës për sulme të mëparshme të ngjashme në baza ku qëndrojnë njësite amerikane.

Administrata Amerikane e Trump ka tërhequr vërejtjen se edhe një sulm i tillë iranian që do të dëmtonte amerikanët do të sillte kundërpërgjigjen e SHBA’së.