Musliu, Gërvallës: Kjo e kënaqi punën e vet, tash po folë edhe në emër të ndërkombëtarëve

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, e cila ka thënë pas ngjarjeve të fundit në veri Asociacionin është cështje e vdekur.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka ironizuar me kryediplmaten duke thënë se Gërvalla e ka kënaqur punën e saj.

“Kjo e kënaqi punen e vet, tash i ka dal rënd me folë edhe në emer të nderkombëtarve! E shpifur!”, ka shkruar Musliu.

Mbrëmë gjatë një interviste në Top Channel, Gërvalla ka deklaruar se pas ngjarjeve të së dielës Asociacioni ka vdekur për vendorët dhe ndërkombëtaret.

“Të them të drejtën pas të dielës çdo bisedë për Asociacionin më duket e tepërt se pas te dielës nuk kanë kuptim. Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët. Të koordinojmë punën e komunave në veri të Kosovës është dallim tjetër. Janë katër parime të mos shkelë sovranitetin, Kushtetutën, të mos dëmtojë dhe të jenë koordinues. Asociacioni i 2013 është kundër kushtetutës së Kosovës dhe nuk mund të bëhet. Escobar shumë qartë e ka përcaktuar se nuk mund të ketë Asociacion pasi mund të jetë një republikë e dytë serbe”, ka thënë Gërvalla.