Sulm në kishë, vriten së paku 6 persona në Burkina Faso

Luftëtarët e lidhur me al-Kaidën dhe grupin e Shtetit Islamik si dhe Ansarul Islam lokale kanë qenë aktive.

Sulmuesit kanë hapur zjarr mbi një kishë në veri të Burkina Faso, duke vrarë të paktën gjashtë persona, thonë zyrtarët.

Sulmuesit thuhet se arritën në shtatë motorrë në fund të shërbimit të së dielës dhe vranë pastorin, dy nga djemtë e tij dhe tre adhurues të tjerë, raporton “BBC”, transmeton lajmi.net.

Është sulmi i parë në një kishë që nga shpërthimi i dhunës xhihadiste në vendin e Afrikës Perëndimore në vitin 2016.

Luftëtarët e lidhur me al-Kaidën dhe grupin e Shtetit Islamik si dhe Ansarul Islam lokale kanë qenë aktive.

Sulmi i së dielës mbi kishën protestante ndodhi në qytetin e vogël Silgadji afër Djibo, kryeqyteti i provincës Soum, rreth orës 12:00.

Numri i sulmuesve të përfshirë ose lidhja e tyre të mundshme nuk është e qartë.