Sulmi me armë në Kavajë, Rama: Autori të arrestohet! Politizimi i ngjarjes po aq i keq sa vetë ngjarja, Basha të mos nxisë tension

Sulmi me armë në Kavajë, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

“Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit”, shkruan Rama.