Sulmohen infermierët në Prizren dhe bëhen për spital, Policia arreston të dyshuarin

Tre infermierë janë sulmuar mbrëmë në Prizren, në Shërbimin e Urgjencës.

Rreth kësaj çështje, Indeksonline kontaktoj me zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Me datën 19.12.2020 rreth orës 22:10 nga Urgjenca është marrë informata se janë sulmuar nga disa persona të dyshuar. Me të marrë informatën një ekip i policisë kishte qëlluar afër vendit te ngjarjes dhe e kishte vënë situatën nën kontroll, duke ndaluar të dyshuarit dhe të njëjtit janë sjellë në stacionin policor për intervistim, ndërsa personeli mjekësor i sulmuar ishte nisur në drejtim të emergjencës për trajtim mjekësor.”

“Polici hetues kujdestar është informuar në lidhje me rastin dhe i njëjti e ka informuar Prokurorin e Shtetit i cili ka sugjeruar që të ndalohet për 48 orë ne ndalim policor njërin nga të dyshuarit. Rasti është duke u hetuar”, u shprehë ai.