Sulmohet me granatë dore shtëpia e kryesuesit të Bordit të “Trepçës”

Një granatë dore është hedhur në oborrin e shtëpisë së Bahri Hysenit, kryesuesit të bordit të “Trepçës”, në Mitrovicë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, shkruan lajmi.net

Këtë e ka konfirmuar vet Hyseni në një deklaratë për lajmi.net.

“Po ka ndodhur rasti, sipas ekzaminimeve të policisë një granatë dore është hedhur në oborrin e shtëpsë”, ka thënë ai.

Hyseni tha se nuk ka dyshime se kush mund ta ketë bërë këtë akt por që ia le në dorë policisë.

“Nuk kam dyshime kush mund ta ketë bërë, për atë mund ta pyesni Policinë, nuk ka dëme në njerëz por dëme materiale ka”, ka thënë Hyseni për lajmi.net.