Shqipëri, vazhdon rritja e rasteve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 84.212 dhe numri i të vdekurve në 1.446

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 13 të vdekur dhe 1.130 raste pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), një tjetër rekord i rasteve të reja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 84.212 dhe numri i të vdekurve në 1.446.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 656 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 50.875 dhe raste aktive aktualisht janë 31.891.

Aktualisht në disa spitale po trajtohen 431 pacientë të konfirmuar me koronavirus.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 4.539 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 381.941 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një inspektimi në një qendër shëndetësore në Tiranë tha se po bëhet një punë e madhe në terren për izolimin e rasteve me COVID-19.