Sulmohet me kallash QTA-ja që u hap sot në Vaganicë

Para pak minutash, është sulmuar me kallash marketi QTA në lagjen Vaganicë.

“Jepi zë” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku po gjenden Policia.

Rastin e kanë konfirmuar për “Jepi zë” Policia e Rajonit të Mitrovicës, por duke mos dhënë detaje.

Dëshmitarët thonë se janë ndjerë disa krisma arme dhe personat e dyshimtë janë larguar me shpejtësi.

Ndryshe, kjo pikë e QTA u hap sot dhe janë punësuar 12 persona.