Haradinaj: EULEX-i e UNMIK-u s’kanë kompetenca të japin autorizim për hetime

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sot për Gjykatën Speciale, dialogun Kosovë-Serbi dhe kërkesën e Serbisë për përfshirje në hetime në rastin e Oliver Ivanoviqit.

Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se Kosova është e interesuar të zbardhë çdo dyshim të së kaluarës, duke iu referuar Gjykatës Speciale, raporton Indeksonline.

“Deri tani e kemi bërë me nderin më të madh në të gjitha instancat. Kosova do të jetë e gatshme për të zbardh të vërtetën për luftën e lavdishme të UÇK-së”, tha Haradinaj./Indeksonline/