Sulmohet me qumësht kryetari i Partisë së Brexitit (video)

Kryetari partisë “Brexit” në Britani të Madhe, Nigel Farage, është sulmuar me një pije qumështi në Neëcastle të Britanisë së Madhe. Ky incident erdhi pas një vargu të sulmeve të ngjashme kundër kandidatëve të së djathtës ekstreme gjatë fushatës për zgjedhjet evropiane.

Udhëheqësi i Partisë së Brexitit u duk të jetë i zemëruar pas incidentit dhe u dëgjua duke thënë “ky është dështim i plotë”, përderisa forcat e sigurisë po e largonin atë nga vendi i ngjarjes.

Një burrë 32 vjeç është arrestuar nga policia e Northumbrias lidhur me këtë sulm. Disa kalimtarë të rastit u dëgjuan duke qeshur me pamjen e politikanit, i cili e pyeste ekipin e sigurimit: “Si ndodhi kjo?”.

https://twitter.com/seddonnews/status/1130446247171710976