Veseli dorëzon koleksionin me libra në Vuthaj, donacion nga Kuvendi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës në Plavë e Guci, ka dorëzuar një koleksion librash për shtëpinë e kulturës së sapondërtuar nē Vuthaj si donacion nga Kuvendi i Kosovës.

“Edhe pse të ndarë prej malesh të larta, lidhja me Kosovën ka qenë dhe do mbetet shumë e fortë”, ka shkruar ai në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Gjatë vizitës në Plavë e Guci, dorëzova një koleksion librash për shtëpinë e kulturës së sapondërtuar nē Vuthaj si donacion nga Kuvendi i Kosovës. Kjo është një ndihmesë simbolike për këtë trevë qe përballë stuhive të historisë, ia ka dalë ta mbrojë me nder identitetin kombëtar dhe traditën tonë. Edhe pse të ndarë prej malesh të larta, lidhja me Kosovën ka qenë dhe do mbetet shumë e fortë.