Sulmohet mjeku dhe polici në Gjakovë

Një person është arrestuar në Rahovec, pasi derisa kishte qenë nën ndikim të alkoolit kishte dëmtuar disa xhama të shtëpisë së tij. I dyshuari është dërguar në spitalin e Gjakovës pasi kishte lëndime, gjatë tretmanit ka qenë agresiv ku ka sulmuar mjekun dhe një polic, si pasojë polici ka pësuar lëndime të lehta.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse, në Pejë, është arrestuar një i dyshuar i cili pas një mosmarrëveshje kishte ofenduar dhe tentuar ta sulmojë fizikisht një zyrtar mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti hetohet në procedurë të rregullt./KosovaPress/