Konfirmohet: Albin Kurti sot do të takohet me Listën Serbe!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti do të takohet sot me përfaqësuesit e minoritetit serb.

Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi për media i kësaj partie Arlind Manxhuka.

“Kryetari Albin Kurti, në kuadër të bisedimeve për të krijuar qeverinë, përveç diskutimeve intensive me partnerin kryesor qeverisës, LDK-në, do të takohet edhe me përfaqësuesit parlamentarë të minoriteteve, përfshi edhe minoritetin serb.Me këta të fundit do të diskutohet programi qeverisës sidomos në fushat që kanë impakt në jetën e këtij komuniteti. Po ashtu do të diskutohet edhe për propozimet e z. Kurti sa i përket drejtuesit të ministrisë që do të drejtohet nga dikush prej minoritetit serb, siç garanton kushtetuta” ka thënë Mnaxhuka.

Ky takim i Kurtit është në vazhdën e takimeve për formimin e koalicionit qeverisës në vend.