Sulmoi fizikisht policët duke qenë i dehur, arrestohet burri nga Istogu

Është arrestuar një person në Istog, pasiqë i njëjti në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, njofton Fokusi.info.

Policia në raportin 24 orësh bënë të ditur se nuk ka pasur të lënduar.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.