Vdekje e dyshimtë në QKUK, policia nis hetimet

Një vdekje e dyshimtë është duke u hetuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën pasdite është informuar nga një person se motra e tij ka vdekur me 17 maj të këtij viti në rrethana të dyshimta në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës ishte dërguar në IML për obduksion.