Sulmuan me shkop druri dy persona, katër të arrestuar në Vushtrri

Janë arrestuar katër persona gjatë ditës së djeshme në Vushtrri, pasi kanë sulmuar me shkop druri në oborrin e tyre dy viktima.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Janë konfiskuar dy shkopinj druri, të cilat janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar”, bëhet e ditur në raportin e Policisë./Fokusi.info/