Sulmuesi shqiptar pranë zyrtarizimit tek Fenerbahçe

Një lajm i bujshëm vjen nga shtypi turk ku thuhet se sulmuesi Mërgim Berisha pritet të firmosi me klubin e Fenerbahçes. Gazeta presitgjoze “Sabah” shkruan  se Berisha ka pranuar ofertën e Fenerbahçes dhe ekipi elitar i Turqisë tashmë është në negociata me Red Bull Salzburgun.

Gjithashtu, mësohet se agjenti i Berishës është në Turqi për të vijuar bisedimet me Fenerbahçen, skuadër që e sheh Berishën si përforcim të duhur për repartin e sulmit.  Klubi turk e kërkon shqiptarin me formulën e huazimit deri në fund të këtij edicioni, me detyrim të blerjes së kontratës në verë.

Berisha këtë edicion e nisi tek Altachu, për t’u kthyer te Red Bull Salzburgu, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2022. Berisha këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 20 paraqitje. 21-vjeçari ka bërë karrierë edhe te Lieferingu, LASK-u e Magdenburgu.