Presidenti Thaçi bën homazhe për heroin Bahri Fazliu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe për heroin Bahri Fazliu në 22 vjetorin e rënies, shkruan Fokusi.info.

Thaçi tha se sot përkujtojmë bashkëveprimtarin dhe bashkëluftëtarin, heroin e kombit Bahri Fazliu, i cili ra në istikamet e luftës përballë ushtrisë dhe policisë serbe.

“Bahriu ishte ndëri prej njerëzve më aktiv të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, një nga ata që fuqizoi dhe forcoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me vizionin e tij politik dhe gjithë bashkëluftëtarëve të tij, që sot jemi të lirë, të pavarur e sovran dhe nesër në NATO dhe Bashkim Evropian”, tha në fund Thaçi./Fokusi.info/