Parashikimi i motit

Gjatë këtyre dy ditëve pritet të ketë ndryshim të motit, parashihet të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale dhe vende-vende pritet të bie shi.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj kushte për një mot të freskët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.