Suspendohet drejtori i Policisë në Gjakovë dhe pesë zyrtarë të tjerë policorë

Drejtori i Policisë së Kosovës në Regjionin e Gjakovës, Kristë Gjokaj dhe pesë zyrtarë të tjerë janë suspenduar nga puna.

Një gjë të tillë për gazetën Koha Ditore, e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj.

Sipas tij një gjë të tillë e kanë bërë me rekomandim të Inspektorati Policor të Kosovës.

Sipas burimeve të gazetës, hetimi i IPK-së në lidhje me këta zyrtarë ka të bëjë me një rast të një keqtrajtimi të një qytetari.