Suspendohet nga puna kardiologu i QKUK-së, Gani Bajraktari

Kardiologu Gani Bajraktari sot është larguar përkohësisht nga puna në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“SHSKUK ju konfirmon se kardiologu në fjalë është larguar përkohësisht nga puna, lënda është dërguar në komisionin disiplinor, i cili do të merret me rastin”, kanë thënë zyrtarët për Indeksonline.

Indeksonline ka raportuar se ky vendim erdhi pas dyshimit që Bajraktari ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.