Svarqa: Mustafa është tërhequr nga gara për kryetar të LDK-së – ka kërkuar një kandidat konsensual (video)

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa, ka thënë se në prag të zgjedhjeve të brendshme ka një atmosferë pozitive brenda kësaj partie.

Svaqra në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë ata po punojnë që të gjitha çështjet t’i kalojnë me arritjen e një marrëveshje të brendshme politike për kryetarin e ri të partisë, që për gjetjen e tij ka konfirmuar se ka punuar edhe kryetari i tanishëm Isa Mustafa.

“Ne po punojmë që të gjitha çështjet t’i kalojmë me marrëveshje të brendshme politike, nxjerrjen e një kandidati konsensual dhe eliminimin e fragmentarizmit. Marrëveshje mund të ketë që të gjithë të shkojnë në kuti të votimit që besoj se do të jetë mënyra më e mirë. Është edhe më mirë për disa që ta matin fuqinë e tyre politike. Jam i sigurt se gjithçka do të përballet brenda normave demokratike”.

Në pyetjen se a është tërhequr Mustafa nga rikandidimi, Svarqa është përgjigjur:

“Po. Në takimet që kemi pasë Isa Mustafa ka punuar për gjetjen e një kandidati për kryetar të ri. Besoj që do të gjendet”, është shprehur Svarqa.