Sveçla jep lajmin për konfiskimin e mbi 80 kilogramëve heroinë, arrestohen dy persona

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se nga një aksion i Doganës së Kosovës, Policisë dhe Prokurorisë janë konfiskuar 83.5 kilogramë lëndë narkotike të llojit heroinë, raporton Demokracia.com.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se janë arrestuar edhe dy persona.

“Kur mes institucioneve të ndryshme ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë për të siguruar sundim të ligjit e luftë ndaj krimit të organizuar, rezultatet nuk mungojnë. Përgëzime Doganës, Policisë dhe Prokurorisë! 83.5 kilogram heroinë më pak në treg, dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës”, ka shkruar ai.

Ministri i Punëve të Bredshme nuk ka dhënë detaje rreth këtij aksioni.