Moti sot

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me ngrica dhe mjegull vende-vende, por gjatë ditës do të kemi erëra jugore dhe juglindore të cilat do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot me intervale kohore diellore dhe vranësira të herëpashershme.

Nesër pritet ndryshim gradual i motit. Në Kosovë do të kemi reshje kalimtare shiu dhe intervale kohore me diell. Në Shqipëri reshje më solide shiu vende-vende, ndërsa në bregdet rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Ditëve të ardhshme na pret mot i ndryshueshëm, me alternime mes vranësirave, intervaleve kohore me diell dhe reshjeve të shiut. Reshjet e shiut në Kosovë do të jenë kryesisht të dobëta deri mesatare. Në viset malore priten reshje bore. Temperaturat do të pësojnë ulje të lehta graduale./Meteoballkan