Sveçla: Pres që organet e drejtësisë të marrin masa ndaj sulmuesve të policëve

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, e ka dënuar plagosjen e dy policëve në Skenderaj.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se “policët duhet të jenë të paprekshëm dhe të papenguar”.

“Policët e Republikës së Kosovës në ushtrimin legjitim të detyrave publike duhet të jenë paprekshmërisht të papenguar. Ata janë emri konkret i rendit publik. Nuk mund të kemi edhe Republikë edhe mungesë rendi. Ngjarja e sotme përveçse është e patolerueshme ligjërisht e moralisht përbën po ashtu sulm për rendin e republikës”, ka shkruar ai.

Ai i ka uruar dy policëve të plagosur shërim të shpejtë.