Konjufca dhe Tahiri bëjnë homazhe te varrezat e martirëve në Studime

Në 22 vjetorin e masakrësë së 2 Majit në Studime të Vushtrrisë, në nderim të viktimave të vrarë në këtë datë në vitin 1999, kanë bërë homazhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri së bashku me ekzekutivin e komunës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Vushtrrisë, XHafer Tahiri, përmes një postimi në rrjetin në rjetin social Facebook.

“Masakra e Studimes është dhimbja e madhe për popullin e Vushtrrisë. Më 2 maj 1999, në Studime u krye gjenocid mbi popullësinë civile të Vushtrrisë, 116 burra, gra e fëmijë u vranë në 2 orë kohë nga forcat ushtarake e policore serbe”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri.

Postimi i plotë:

Bashkë me Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konjufca, shoqatat e luftës së UÇK-së, ekzekutivin komunal e qindra familjar, përkujtuam sot masakrën e 2 majit 1999 në Studime.

Masakra e Studimes është dhimbja e madhe për popullin e Vushtrrisë. Më 2 maj 1999, në Studime u krye gjenocid mbi popullësinë civile të Vushtrrisë, 116 burra, gra e fëmijë u vranë në 2 orë kohë nga forcat ushtarake e policore serbe.

22 vite kanë kaluar e asnjë përgjegjësi nga kryerësit, Vushtrria kërkon drejtësi për Studimen, familjet e martirëve duan drejtësi.
Lavdi martirëve dëshmorë!