Gjykata vendos për Saimir Tahirin

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shpallur fajtor nga gjykata e Krimeve të rënda.

Tahiri është dënuar me 5 vite burg për akuzën e ‘Shpërdorimit të detyrës’.

Por në vendim gjykata është shprehur se Tahiri do të bëjë vetëm 3.4 vite denim pasi perfiton nga gjykimii shkurtuar. Edhe nga vendimi perfundimtar me burg Tahiri perfiton pasi gjykata ka urdheruar qe ai ta shlyeje me shërbim prove.

Pas më shumë se 5 orësh e 30 minutash, tre gjyqtarët e Gjykatës së Krimeve të Rënda Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka kanë dhënë vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi që Tahiri të dënohej me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar 8 vite. Akuzat e prokurorise per trafik narkotikesh ne bashkepunim, grup kriminal dhe kryerje veprash nga grupi kriminal nuk jane provuar.

A mund të rikthehet Tahiri në poste politike? Ja çfarë vendosi Gjykata

Por ndonëse i shpëtoi qelisë, ku Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi ta dërgonte për tre akuza të tjera të rënda, Tahiri nuk do të mund t’i kthehet jetës politike, të paktën për pak vite, duke marrë poste.

Gjykata vendosi që Tahirit t’i ndalohet për tre vite marrja e posteve publike.

Gjithsesi, ish-ministri paralajmëroi se do e apelojë vendimin, duke u shprehur i pakënaqur.