Sveçla viziton policët në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar Policinë e Kosovës në veri të vendit.

Sveçla tha se vendosmëria e trupës së policisë përbën një nga garancitë e Republikës, teksa shtoi se synimi është që Kosova të bëhet shembull i demokracisë.

“I falenderuam për punën, përkushtimin dhe korrektësinë. Vendosmëria e trupës së policisë përbën një nga garancitë e Republikës”.

“Ne e synojmë bashkarisht Kosovën si shembull të demokracisë, ku rendi e ligji i vendos qytetarët në liri e barazi pa dallim. Policia është e Republikës sepse të gjithë qytetarët janë të Republikës”, tha Sveçla.

Tutje, ai tha se vendosmëria e policëve, ia shtoi shtoi edhe më shumë bindjen e energjinë për projektin e shtetimit, ku tha se “policia sot është institucioni më i denjë i këtij projekti”.