Syla ironizon: Socialista a s’keni rrymë a, ani solidarizohuni qysh dini ju

Gazetari Valon Syla përsëri ka goditur Qeverinë Kurti për krizën energjetike që ka kapluar Kosovën ditëve të fundit, duke shtyrë KEDS’in të ndërmarrë reduktime të rrymës.

Syla fillimisht tallet me ta në këtë mënyrë: “Socialista a skeni rrymë a? Ani solidarizonu qysh dini ju”, për gjoja qëndrimet e tyre të majtiste të solidarizmit.

“Pse mos po gjeni zgjidhje ndonjë zgjidhje të hajrit pahiri”, shkruan më tej ai duke i tallur për jo kompetencë në qeverisjen e tyre.

“Keksa msheft a po hani?”, tha në fund me ironi Syla, duke iu referuar videos virale të deputetit të VV’së, Luan Aliu, që hante keksa fshehurazi në parlament, që i kishte konfirmuar talljet e tij të mëhershme për pseudo nacionalizmin në politikat ekonomike të partisë Vetëvendosje.

Vlen të theksohet se Valon Syla e ka përcjellur për një kohë të gjatë sektorin e energjisë si gazetar