Syla: Kurti është në panik, i dëshpëruar që ta kthejë viktimizimin në përkrahje

Valon Syla, analist i përhershëm në T7, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar videon e publikuar nga ana e kryeministrit Albin Kurti, ku shfaqeshin disa ushtarë serbë në afërsi të kufirit të Kosovës.

Në shkrimin e tij, Syla ka theksuar se Kurti është në panik.

Sipas Sylës, Kurti po tenton që viktimizimin ta kthejë në përkrahje.

“Publikimi i videove nga Albin Kurti për luftë dhe tensione me serbë, tregon se ai është në panikë dhe pe rreh telin e sigurisë dhe frikësimit popullor i deshpëruar për ta rikthuer dyqysh me viktimizim përkrahjen.” – shkroi ai.