Syla: Kush e ka ndërmend me dalë prej PDK’së në VV, le të del qetash, se pas zgjedhjeve ju bie çmimi

Opinionisti dhe gazetari Valon Syla, ka komentuar edhe njëherë zgjedhjet në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke thënë se kushdo që e ka ndërmend nga kjo parti të dalë në Vetëvendosje (VV), le të del tani se më vonë iu bie çmimi.

PDK do ta zgjedhë kryetarin e ri të partisë më 3 korrik.

Lidhur me këto zgjedhje, Valon Syla ka pasur një koment të shkurtër në Facebook.

Ai ka thënë se kushdo që e ka ndërmend nga kjo parti të dalë në VV, le të del tani se më vonë iu bie çmimi.

“Prej PDK kush e ka ndermend me dalë në VV le të del qitash. Se mas zgjedhjeve të brendshme ju bjen çmimi”, ka shkruar ai.

PDK, ka qenë prej fillimit të nëntorit të vitit të kaluar me ushtrues detyre të kryetarit, Enver Hoxhajn, pas dhënies së dorëheqjes të ish-kryetarit Kadri Veseli, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj këtij të fundit nga Gjykata Speciale.

Momentalisht gara për brenda PDK’së për të parin e partisë, është në mes të Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi. Ndërsa duhet përmendur edhe faktin se Vlora Çitaku pas kësaj konvente pritet të rikthehet në PDK.