Syla: PDK s’ka nevojë për Lulzim Basha, por për Edi Rama

Gazetari Valon Syla, ka komentuar rreth zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ai ka thënë se kjo parti nuk ka nevojë, për politikan të tipit Lulzim Basha, ndërsa ka shtuar se PDK’së i duhen lideri si Edi Rama.

Syla ka thënë se PDK’së nuk i duhen politikanë të tipit të Lulzim Bashës, por ne kemi nevojë për lideri si Edi Rama dhe Erion Veliaj si në Prishtinë dhe Kosovë.

“PDK nuk ka nevojë për zgjedhje palidhje. As për tipa Lulzim Basha. Unë kam simpati për opozitën. Por ne kemi nevojë për një Edi Ramë, për një Erion Veli… në Prishtinë në Kosovë”, ka shkruar Syla.

Tutje Syla ka shtuar se s’kemi nevojë për një lideri partie që zgjedhet me aklamacion, sepse e kemi një, Vetëvendosjen.

“Kryetar me aklamacion, e me vota pro-kundër skemi nevojë se ashtu e kemi Vetëvendosjen. Për parti familjare e kemi AAK, Nismën dhe AKR’n. Mos boni hajgare. Mos e zaponi shpresën. Se edhe ashtu e ka vjedh çka ka mbet nga Albin Kurti. PDK ka nevojë për sakrificë, jo kalkulime.”, ka shkruar Syla.

Postimi i plotë:

PDK nuk ka nevojë për zgjedhje palidhje. As për tipa Lulzim Basha. Unë kam simpati për opozitën. Por ne kemi nevojë për një Edi Ramë, për një Erion Veli… në Prishtinë në Kosovë. Kryetar me aklamacion, e me vota pro-kundër skemi nevojë se ashtu e kemi Vetëvendosjen. Për parti familjare e kemi AAK, Nismën dhe AKR’n. Mos boni hajgare. Mos e zaponi shpresën. Se edhe ashtu e ka vjedh çka ka mbet nga Albin Kurti. PDK ka nevojë për sakrificë, jo kalkulime. #albanologji #zgjedhje #pdk #opozitë.