Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së bëjnë homazhe në Prekaz

Me rastin e 25 vjetorit të triumfit të dytë të familjes Jashari, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, shkruan Fokusi.info.

“25 vite më parë, në mëngjesin e 22 janarit 1998, pushtuesi serb tentoi që të arrestojë në mënyrë tinëzare Adem Jasharin dhe të tjerët, por janë zbrapsur.

Duke parë se këtu ka rezistencë, është dashur që aty të vijnë me forca më të shtuara me 5,6,7 mars, duke sulmuar me tankse e artileri familjen Jashari, por edhe rezistenca e kësaj familje ka treguar se ky vend nuk mund të pushtohet lehtë”, ka shkruar Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL UÇK-së.

Postimi i plotë:

Në shënim të 25 vjetorit të triumfit të dytë të familjes Jashari, bëmë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

25 vite më parë, në mëngjesin e 22 janarit 1998, pushtuesi serb tentoi që të arrestojë në mënyrë tinëzare Adem Jasharin dhe të tjerët, por janë zbrapsur.

Duke parë se këtu ka rezistencë, është dashur që aty të vijnë me forca më të shtuara me 5,6,7 mars, duke sulmuar me tankse e artileri familjen Jashari, por edhe rezistenca e kësaj familje ka treguar se ky vend nuk mund të pushtohet lehtë.

Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari, lavdi gjithë të rënëve për Liri!