Syla: Serbia bën fushatë kundër Kosovës me vaksina, Kurti reciton në Facebook e Osmani fajëson Zvicrën

Analisti Valon Syla ka kritikuar institucionet e Kosovës për menaxhimin e pandemisë duke vënë në theks të veçantë edhe skandalin e fundit me hedhjen në mbeturina të vaksinave pasi u skadoi afati pa i futur në përdorim.

Syla ka bërë një krahasim me shtetin serb, ku Presidenti i tyre Aleksandar Vucic vetëm për t’i forcuar lidhjet me vendet që nuk e njohin Kosovën po dërgon vaksina. Valon Syla thekson se e gjithë kjo po bëhet për të forcuar qëndrimet politike për mosnjohjen e Kosovës në Afrikë dhe në Azi.

“Tani e sa kohe Ministria e Jashtme e Serbisë po shpërndanë vaksina në Afrikë dhe Azi, kryesisht në vende që nuk e njohin Republikën e Kosovvs”, ka shkruar Syla në Facebok.

Analisti kritikon krerët e shtetit për moslobin të njohjes së pavarësisë, madje edhe që kanë lënë ambasadat nëpër botë pa drejtues, dhe sikur të mos mjaftonte kjo në Kosovë edhe vaksinat po hidhen në mbeturina, pasi po u skadon afati.

“Kosova në udhëhequr prej Vjosa Osmanit, Albin Kurtit e Donika Gërrvallës jo vetëm që e ka lënë vendin pa ambasadorë në shtete kyçe në momente shumë delikate, jo vetëm që është zënë gafil para kësaj fushatë të Serbisë e s’ka bërë asnjë lobim për njohjen e Kosovës në këto vende, por edhe kanë hedhur në shportë të mbeturinave mbi 100.000 vaksina për shkak të një politike joefektive të vaksinimit masiv”, ka shkruar tutje Syla.