Syla tallet me kryeministrin pasi ky arsyetoi punësimet partiake: Albin Kurti, krejt po keshin me ty

Analisti dhe gazetari, Valon Syla ka ironizuar me arsyetimet që kryeministri Kurti përdori sot për punësimet me bazë partiake dhe familjare të evidentuara në qeverinë e tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Syla ka thënë se arsyetimet e Kurtit janë qesharake.

“Albin Kurti janë tu kesh me ty krejt për arsyetimet për punësimet familjare. Veç po shujnë se presin me çnuk najsend prej 50.3%. Kur e marrin vesh, që ska vend mo, ku mi shti nëpër puna… Të shpallin Palaqo, qysh je. Hajde more Urime”, ka shkruar Syla.

Kryeministri sot ndër të tjera në Kuvendin e Kosovës tha se qeveria e tij nuk ka bërë punësime me bazë familjare, por që emërimet në kabinete janë politike.