Syla: Vetëvendosje ka rënie në sondazhe për 12 për qind

0
113

Opinionisti dhe gazetari, Valon Syla, ka bërë të ditur që në sondazhet që janë realizuar së fundi, Vetëvendosje (VV) ka rënë 12 për qind më pak në përkrahjen e qytetarëve, duke pasur parasysh që në zgjedhjet e fundit kjo parti mori 50,28% të votave.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Syla ka bërë të ditur se është realizuar një sondazh dhe që sipas tij VV ka rënie.

Ai ka kritikuar Qeverinë e cila ka mbi 20 skandale, duke thënë se po e lavdërojnë vetën me sondazhe suksesi.

“Mbi 20 skandale Qeveria e Albin Kurtit, edhe dalin me sondazhe suksesi, tu e lavdu vetëvetën. Por dine që sondazhi i fundit e ka qitë VV’në nja 12% ma pak”, ka shkruar Syla.

Gjatë ditës së sotme, VV ka raportuar se kënaqshmëria e qytetarëve me punën e Qeverisë Kurti 2 është 59.1%.

Vetëvendosje edhe para zgjedhjeve kishte publikuar disa herë shifra kinse nga sondazhet, ku shpesh raportonin se nga do të fitojnë 70% të votave duke u bazuar në rezultatet e sondazheve.