Syla: Vjosa Osmani ka aversion ndaj një strukture të UÇK’së

Gazetari Valon Syla thotë se presidentja Vjosa Osmani është treguar egoiste dhe për të arritur qëllimin e saj s’ka shikuar nëse dëmton dikë tjetër. Thotë se ajo ka treguar se ka aversion ndaj një strukture të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë mendoj se Vjosa Osmani për Albin Kurti do të jetë e mirë, për këtë grupin e Lumir Abdixhikut brenda LDK’së do të ketë një konsideratë”, thotë Syla në Pressing.

Syla ka thënë se Osmani ka qëndrim rixhid ndaj ish-ushtarëve të UÇK’së.

“Mendoj se do të ketë qëndrim rixhid ndaj ish-ushtarëve të UÇK’së. Po flas në bazë të asaj si është sjellë”, thotë Syla.

“Vjosa Osmani ka aversion për një strukturë të UÇK’së. Ajo për herë të parë UÇK’në e ka përmend në fjalimin e mbrëmshëm. Ajo s’e ka përmend kurrë”, theksoi ai.