Ndëshkim interesant me karton të kuq (video)

Nga Afrika e Jugut vjen një ndëshkim interesant me karton të kuq nga gjyqtari i takimit.

Gjatë ndeshjes mes Cape Town City dhe Highlands Park (sfida përfundoi në barazim 1-1), sulmuesi vendas Kermit Erasmus u tradhëtua nga nervat pas një ndërhyrje të gabuar të një prej rivalëve të tij.

Jo vetëm kaq, pasi kundërshtari po e pengonte të niste shpejt topin, ai e goditi atë.

Përfundimi, karton i kuq kur ishin luajtur vetëm 18 minutat e para të ndeshjes.

Video e këtij ndëshkimi po bën xhiron e botës dhe po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale.

https://www.youtube.com/watch?v=dujzgeefQgo