T7 sjellë pamje nga vizita e Hysni Gucatit në Kosovë

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka arritur sot në Kosovë.

Gucati është lejuar për vizitë në Kosovës për të vizituar babain e tij i cili po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës,

I njëjti është shoqëruar nën masa të rrepta të sigurisë nga EULEX dhe Policia e Kosovës.

T7 ka publikuar një fotografi të Gucatit, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Mitrovicës, ku po qëndron babai i tij për shkak të një sëmundje.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.