Tahiri, Bislimit: Huligan i pacipë, policia e prokuroria të inicojnë hetime për sulm fizik

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka quajtur zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimi,huligan i pacipë.

Sipas Tahirit, Bislimi, huliganizmin e tij e shfaqi edhe sot në kuvend, duke provokuar e sulmuar deputetët e opozitës me mjete të forta.

“Ftoj policinë dhe prokurorinë që urgjentisht të iniciojnë hetime për sulm fizik nga ky huligan deficitar, i cili përmbushjen me pushtet e gjen duke ushtruar dhunë fizike, e duke rrezikuar jetën e deputetëve brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Tahiri, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot seanca e kuvendit eskaloi në dhunë fizike mes deputetëve të pozitës e opozitës.